Vali Corleones “i ikën truri”, kërcënon prindërit dhe policinë, përfundon në psikiatri

Vali Corleones “i ikën truri”, kërcënon prindërit dhe policinë, përfundon në psikiatri

89
0
Shares

Arrestohet i vetëshpalluri Princ, Vali Corleone. Lajmi u bë i ditur nga Policia e Kosovës. Ismet Hashani zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit, thotë se pas një mosmarrëveshje me prindërit e tij, Vali Corleone është arrestuar nga policia e Kosovës.

“Po mund ta konfirmoj se ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Hashani për Express.

Sipas tij ende nuk dihet motivi që çoi atë deri tek problemi me prindërit. Sipas policisë Vali fillimisht është dërguar në psikiatri pasi ka qenë shumë agresiv në momentin e arrestimit, e më pas është dërguan në paraburgim.

Express nga burime të sigurta pranë familjes së Valit dhe policisë, ka mësuar se dy prindërit e Valit, shtetasit me inicialet R. S., dhe H. S., e kanë denoncuar atë në polici për ngacmim dhe kanosje. Mësohet se Vali një kohë ka bashkëjetuar me prindërit e tij e pastaj i ka përzënë nga shtëpia.

Sipas informatave, policia ka shkuar në shtëpinë e Valit për ta shoqëruar për në komisariat për t’u marrë në pyetje, ndërsa ky i fundit ka kundërshtuar dhe ka nisur të bëhet agresiv. Ai ka nisur të kërcënojë edhe policët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY