FOTO/ Financat nxjerrin në shitje “Santa Quaranta”, ja vlera nga nis ankandi...

FOTO/ Financat nxjerrin në shitje “Santa Quaranta”, ja vlera nga nis ankandi për hotelin e Klement Balilit

1158
0
Shares

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në varësi të Ministrisë së Financave ka nxjerrë në shitje dhe ka publikuar vlerën fillestare të ankandit ëpr hotelin luksoz “Santa Quaranta” në Sarandë.

Hoteli, i cili konsiderohet si një pronë e Klement Balilit, i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, u vu nën sekuestrim përpara disa muajsh me urdhër të Gjykatës, megjithatë ai vazhdon të ushtrojë aktivitet të rregullt, pasi ligji nuk e ndalon një gjë të tillë.

Pasuria e këtij hoteli përbëhet nga, Bar-Restorant-Hotel “Santa Quaranta Premium Resort”. Ai ndodhet në vijën e parë të ndërtimeve në rrugën Sarandë -Butrint. Ky hotel është i përbërë nga 85 dhoma, kuzhina dhe bari. Hoteli është i kompletuar me të gjitha pajisjet dhe është i gatshëm për punë.

Vlera paraprake që ka përllogaritur agjencia për këtë objekt është 336 666 029 lekë të reja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY