DETAJE/ Kokaina në Durrës, ja nga erdhi informacioni për kontenierin e dyshimtë

DETAJE/ Kokaina në Durrës, ja nga erdhi informacioni për kontenierin e dyshimtë

137
0
Shares

Pas operacionit që çoi në sekuestrimin e 613 kokainë në portin e Durrësit, mësohet se autoritetet shqiptare u sinjalizuan për drogën nga autoritetet italiane.

Droga, e cila ka mbërritur me anije nga Kolumbia drejt Shqipërisë, më parë ka ndaluar në Portin e Livornos. Aty janë ngritur dyshime nga autoritetet portuale dhe doganore italiane për ngarkesën, por pa mundur t’i vërtetojnë. Duke qenë se destinacioni final i anijes ishte Shqipëria, dhe posaçërisht Porti i Durrësit, autoritetet italiane kanë njoftuar doganën shqiptare për kontejnerin e dyshimtë, pa e ditur që në të kishte kokainë.

Pasi kanë marrë informacionin se do të mbërrinte një kontejner i dyshimtë, Dogana ka sinjalizuar Policinë dhe kjo e fundit Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Kontejneri ka mbërritur në Portin e Durrësit më datën 19 shkurt.

Kalimi në skaner nuk tregoi gjë për kokainën dhe autoritetet shqiptare vendosën që ta inspektojnë kontejnerin e dyshimtë. Pas disa ndërhyrjeve në dyshemenë e tij, ata zbuluan ngarkesën e drogës. Më pas, Policia dhe Prokuroria vendosën që të mos ndërhyjnë për të parë se kush do ta tërhiqte kontejnerin.

Më 27 shkurt është paraqitur kamioni me drejtues Armando Pezakun, që ka marrë kontejnerin me banane dhe drogë, pasi ishin mbyllur procedurat doganore. Policia e ka ndjekur kamionin, i cili shoqërohej edhe nga një automjet, që drejtohej nga Donaldo Lushaj, menaxheri i firmës. Kamioni ka ndaluar në magazinën e firmës në Maminas dhe aty Policia ka ndërhyrë, duke arrestuar Pezakun dhe Lushajn.

Më pas ka shpallur në kërkim pronarin e firmës, Arbër Çekajn, i cili ndodhet në Gjermani. Ky i fundit ka reaguar dy ditë më parë, duke përjashtuar përfshirjen e tij në trafikun e drogës dhe ka thënë se do të niset për në Shqipëri që të përballet me drejtësinë. Edhe Pezaku me Lushajn kanë thënë se nuk kanë dijeni për sasinë rekord të kokainës së sekuestruar.

Hetimet për drogën vazhdojnë, teksa dyshohet se destinacioni final do të ishte Gjermania, ku edhe banon më së shumti pronari i firmës, Arbër Çekaj. Prokuroria dyshon se pas drogës fshihen edhe persona të tjerë, pasi vlera e saj është përllogaritur nga Policia në 180 milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY