FOTO & EMRI/ Durrës, vrasja e adoleshenti, rrëfehet 17-vjeçari: Ja pse e...

FOTO & EMRI/ Durrës, vrasja e adoleshenti, rrëfehet 17-vjeçari: Ja pse e vrava…

132
0
Shares
Viktima, Anxhelo Gjokazaj

Zbardhet dëshmia e adoleshentit të arrestuar nga policia për vrasjen e 16-vjeçarit Anxhelo Gjokazaj.

Devi L., 17  vjeç është adoleshenti i ndaluar. Ai ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe është marrë në pyeteje lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Sipas dëshmisë së autorit, ai kishte dalë nga mësimi dhe u grind me viktimën.

“U ktheva në lagje, aty ku rri gjithnjë. Aty u hasa me Anxhelon. Po më shikonte. Pse më shikon i thashë, ka ndonjë gjë për të parë?!

Ai më ofendoi, më shau. I thashë, pusho se do ta pësosh keq, ai vazhdonte të më shante. Edhe unë nisa ta shaja dhe u përleshëm fizikisht. Në një moment nxora thikën dhe e qëllova disa herë.

Nuk më kujtohet se sa herë i qëllova, pasi isha në gjaknxehtësi e sipër. Por, pashë që mbeti i shtrirë në tokë dhe u mbulua nga gjaku. Në këtë moment u tremba dhe u largova.

Pak metra më tej hodha thikën në një kanal. Nuk kishim ndonjë konflikt, thjesht antipati për njëri-tjetrin”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera 17-vjeçari për ekspertët e Policisë që e kanë marrë atë në pyetje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY