Meta: Fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, rreziku kryesor...

Meta: Fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, rreziku kryesor i sigurisë kombëtare të vendit

69
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndet aksionin e fundit të Policisë së Shtetit për kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Presidenti Meta duke theksuar rrezikun kryesor që i vjen sigurisë kombëtare të vendit nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, kërkon thellim të mëtejshëm dhe intensifikim të bashkëpunimit të agjencive ligj-zbatuese me partnerët ndërkombëtarë.

Presidenti Meta përshëndet rolin e Anti-Mafias italiane dhe paralajmërimet e saj konsistente për rrezikun që i vjen, jo vetëm Shqipërisë dhe Italisë, por edhe rajonit, nga fuqizimi i krimit të organizuar.

Presidenti Meta thekson në mënyrë të përsëritur domosdoshmërinë për rritjen e kapaciteteve për forcimin e sigurisë së kufijve të vendit, veçanërisht të pikave të kalimit kufitar dhe inkurajon pastrimin e Policisë së Shtetit dhe gjithë agjencive ligj-zbatuese nga elementët e inkriminuar, në funksion të përmbushjes me sukses të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY