Kokaina në Durrës, syçelësia e partnerëve ndërkombëtarë, “ju hapi sytë” çunave të...

Kokaina në Durrës, syçelësia e partnerëve ndërkombëtarë, “ju hapi sytë” çunave të Fatmir Xhafajt

119
0
Shares

Kur qeveria po trumbetonte me forcë në mënyrë të përsëritur,  “suksesin” në luftën kundër kanabisit, mësohet drogat e forta po “bënin namin”.

Kapja e një sasie prej më shumë se 600 kilogramësh tregon pikërisht këtë fakt, se Shqipëria është rruga nga ku kalojnë kokaina e heroina e ardhur nga Kolumbia apo Turqia. Duke u kthyer në një front kundër kanabisit, qeveria shqiptare duket se “ka harruar” luftën ndaj drogave që janë vërtetë fitimprurëse.

Por çfarë ka ndodhur. Ndërsa qeveria shqiptare e ka harruar, ndërkombëtarët jo. Pikërisht ishte Syçelësia e partnerëve ndërkombëtarë, “ju hapi sytë” çunave të Fatmri Xhafajt

Një hetim i policive të Gjermanisë, Holandës dhe Spanjës kanë arritur që të kapin pikërisht këtë sasi rekord të kokainës në Shqipëri. Sigurisht që 613 kilogramë kokainë nuk do të shiteshin në Shqipëri, por po trafikoheshin. Për këtë edhe pritën 45 ditë, në “tokën e shqiponjave”, por që “shqiponjat” e Xhafajt nuk e pikasën dot.

Të trafikosh një sasi kaq të madhe kokaine do të të duhen edhe lidhje të forta dhe në kupolën e qeverisë, këtë herë të asaj shqiptare. Pikërisht ky apo ata janë peshqit e mëdhenj të cilët duhet të bien pas kësaj sasie të madhe kokaine. Por a do të bien këta ‘peshq’, këtë  duhet të presim ta shohim.

Burime nga prokuroria kanë bërë të ditur se, ky grup dyshohet se ka kaluar edhe sasi të tjera droge kokainë drejt Europës.

Foto Ilustruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY