DETAJE/ DURRËS, BLLOKOHEN 613 KG KOKAINË

DETAJE/ DURRËS, BLLOKOHEN 613 KG KOKAINË

121
0
Shares
Foto Ilustruese

Një sasi e konsiderueshme kokaine, më e madhja e bllokuar ndonjëherë, është gjetur në një kamion në Portin e Durrësit.

Droga u bllokua mbrëmë në një kamion, dhe pasi u peshua gjithë natën, mësohet se sasia e saj arrin në  613 kg kokainë.

Informacioni për sasinë e drogës, u sigurua nga shërbimet partnere të antikrimit.

Nga informacionet paraprake mësohet se droga kishte mbërritur në Shqipëri nga Kolumbia, dhe nëpërmjet portit të Barit, synonte mbërritjen e saj në Europë.

Kamion u bllokua mbrëmë dhe në një kontenierë të tij, ngarkuar me banane, u gjet edhe sasia e kokainës.

Mësohet se janë shoqëruar disa persona, ndërsa me hetimet po merret Prokuroia e Krimeve të Rënda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY