FOTO GALERI/ Rama poston borën në Tiranë, qytetarët ironizojnë: O Skënderbeu i...

FOTO GALERI/ Rama poston borën në Tiranë, qytetarët ironizojnë: O Skënderbeu i Spiropalit, në kohën e Saliut nuk binte kurrë, kjo ndodh vetëm në qeverisjen tënde!

201
0
Shares

Kryeministri Edi Rama është një nga të shumtët që nuk e ka fshehur kënaqësinë e borës së rënë në Tiranë. NË ditën e dytë të borës, mëngjesin e sotëm, kryeministri ka postuar një foto të monumentit të Skënderbeut mbuluar nga dëbora dhe ka shkruar:

“Me këtë pamje të pazakontë të përmendores së Skënderbeut në qendrën e Tiranës zbardhur prej dëborës, ju uroj një ditë të mbarë”.

Por si gjithmonë, edhe pas kësaj “kartoline” qytetarë të shumtë nëpërmjet komenteve të tyre i kanë kujtuar hallet e mëdha të jetës së përditshme, kurse shumë prej tyre janë  tallur me këtë propagandë boshe.

Njëri prej komentuesve i shkruan me ironi. “O Skënderbeu i Spiropalit”, ndërsa një tjetër tallet edhe më shumë kur shkruan “Z .Rama kjo ndodh në kohën tënde se në kohën kur qeveriste Saliu nuk binte borë në Tiranë!”. Kurse një tjetër e vazhdo talljen edhe më thellë, “Miremengjes Z. Rama. Fale reformave tuaja ne kemi 2 vite rrjesht qe po perjetojme debore ne Tirane. Faleminderit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY