Kokaina në Durrës, si zbuloi qeni 613 kg kokainë të fshehur mes...

Kokaina në Durrës, si zbuloi qeni 613 kg kokainë të fshehur mes bananeve

200
0
Shares
Foto Ilustruese

Plot 613 kg kokainë ishte fshehur mes bananeve në një kontenier i cili kishte ardhur nga Kolumbia me destinacion Italinë. Kontenieri ndodhej në portin e Durrësit prej datës 21 shkurt. Ai ishte vendosur në kalatën e gjashtë të këtij porti.

Ka qenë qeni antidrogë që ka zbuluar ngarkesën më të madhe me kokainë të kapur ndonjëherë në portin e Durrësit por dhe në Shqipëri. Mësohet se informacionet kishin mbërritur nga Gjermania. Policia ka ndaluar shoferin e kamionit i cili ka mohuar të ketë pasur dijeni për ngarkesën me drogë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet në bashkëpunim dhe me prokuroritë e vendeve partnere.

Foto Ilustruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY