3 vlonjatë po bënin punën e përditshme në Itali kur u arrestuan

3 vlonjatë po bënin punën e përditshme në Itali kur u arrestuan

186
0
Shares

Policia Italiane ka sekuestruar sot 170 kilogram marijuanë, në dy operacione të ndryshme ndërsa ka arrestuar një numër trafikantësh mes të cilëve edhe shqiptarë dhe femra. Sipas mediave italiane në fund të operacioneve janë arrestuar 5 persona.

Në aksionin e parë në pranga kanë rënë dy persona të moshës 29 dhe 35 vjeç, pasi si rezultat i kontrollit të lokaleve, janë gjetur 26 kilogramë marjuanë.

Në aksionin tjetër ndodhi dhe arrestimi i tre shqiptarëve në Noha. Në fshatin Galatone, ata u  vunë re nga ushtarët që dilnin nga një garazh dhe kishin pamje të dyshimtë.

Policia ka vazhduar kërkimin në banesë dhe ka gjetur 143 kilogram drogë.

Aksioni çoi në arrestimin e 22-vjeçarit Glorent Jazo, 23 vjeçar dhe 28 vjeçar Gabriele Avdurramani, Indrit Avdurramani, të tre lindur në Vlorë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY