Xhemal Gjunkshi e ka njohur Mecollarin: Të qëndrojë jashtë negociatave

Xhemal Gjunkshi e ka njohur Mecollarin: Të qëndrojë jashtë negociatave

334
0
Shares

Deputeti Xhemal Gjunkshi, ish gjeneral major i ushtrisë konfirmoi sot se një nga anëtarët e grupit negociator me Greqinë është person i cili duhet të largohet.

Në një intervistë që ai dha për një tv lokal ndër të tjera tha se Meçollari, për të gjithë dokumentacionin që disponon Ministria e Mbrojtjes, nuk mundet të jetë pjesë e grupit negociator.

Gjenerali që tani është deputet i PD për Dibrën deklaroi të njëtën gjë si edhe ish ministri Imami, megjithëse ky i fundit tha në një koment që bëri sonte se Gjunkshi mendonte ndryshe prej tij.

Pjesë nga intervista e deputetit Xhemal Gjunkshi për Report TV:

Pyetje: Dje janë mësuar tre emrat e ushtarakëve që janë emëruar nga zoti Ilir Meta për të qenë në grupin negociator, bëhet fjalëpër palën greke. Si i keni parë këto kandidatura?

Nuk është në tagrin tim të bëj të tilla vlerësime. Aho çfarë mund të them është se Artur Meçollari, për të gjithë dokumentacionin që disponon Ministria e Mbrojtjes, nuk mundet të jetë pjesë e grupit negociator për të përcaktuar fatet e hapësirës territoriale detare të vendit tonë.

Pyetje: Përse ?
Gjunkshi: Për ato arsye që ai është larguar nga Forca e Armatosur. Ai ka shkelur Statusin e Ushtarakut. Është i vërtetuar që ekzistojnë dokumenta të plota  që vërtetojnë që ai ka shkelur Statusin e Ushtarakut.

Pyetje: Po flasim për nje person që është certefikuar nga NATO, pra një person që konsiderohet me vlera. Ku qëndron pikëpyetja?

Gjunkshi: Këtu nuk bëhet fjalë për një marrëdhënie midis Shqipërise me NATO-n. Këtu kemi të bejmë me një marrëdhënie që ka të bëjë me interesin kombëtar.
Po e theksoj dhe njëherë që është i gjithë dokumentacioni i nevojshëm, i plotë që Meçollari nuk ka integritetin e plotë për të përfaqësuar këtë komision për të cilën është ngritur.
Përsa i takon anëtarit tjetër, Komandant i Forcave Detare,  Major Dedgjoni, nuk është aspak i kualifikuar në fushën për të cilën  është kërkuar që të negociojë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY