I ftohti polar mbërrin në Ballkan, ja vendet më të prekura

I ftohti polar mbërrin në Ballkan, ja vendet më të prekura

171
0
Shares

Ditët e fundit vendet e Ballkanit janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore, ndërsa moti i keq do të godasë Maqedoninë ditët e ardhshme. Nga dita e diel pritet që në vend të shënohen temperatura shumë të ulëta si pasojë e reshjeve të dëborës dhe erërave të forta. Por gjithsesi Enti Hidrometeorologjik në vend ka bërë të ditur se i ftohti në Maqedoni nuk do të jetë i të njëjtit nivel me të ftohtin e vendeve tjera ballkanike.

Për momentin një pjesë e Sllovenisë dhe Kroacisë është e mbuluar nga bora dhe ngrica. Në Kroaci i ftohti shënoi edhe viktimën e parë, një person i moshës 86 vjeçare i cili humbi jetën teksa po pastronte borën në oborrin e shtëpisë së tij

Situatë e ngjashme është dhe ajo edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë me erëra të forta dhe rrugë të mbuluara nga ngrica dhe bora. Por moti i i keq ka goditur edhe Malin e Zi dhe Serbinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY