FOTO/ Itali, në pranga shqiptari me 5 kg kokainë dhe 10 kg...

FOTO/ Itali, në pranga shqiptari me 5 kg kokainë dhe 10 kg kanabis

106
0
Shares

Një shqiptar 28-vjeçar rezident në Itali është arrestuar nga karabinierët, pasi i janë kapur 5 kilogramë kokainë dhe 10 kilogramë kanabis.

Shqiptari u ndalua fillimisht teksa ngiste një Lancia Y10, gjatë një kontrolli anti-drogë, i cili i zbuloi gjashtë gramë kanabisin në xhepin e xhaketës.

Kontrolli në banesë fillimisht nuk zbuloi asgjë, por kontrolli i dy garazheve ndryshoi gjithçka.

Në të parin u gjet një çantë me 9 pako kanabis, me peshë 9.07 kile dhe gjashtë “bukë” kokaine, me peshë 4.638 kilogramë.

Në garazhin e dytë u gjet një tjetër kilogram kanabis dhe 400 gramë të tjerë kokainë dhe katër kilogramë lëndë përzierëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY