Raporti i TI për korrupsionin, OSBE: Keqardhje që trendi pozitiv i vitit...

Raporti i TI për korrupsionin, OSBE: Keqardhje që trendi pozitiv i vitit 2013 ndryshoi

88
0
Shares

Prezenca e OSBE-së në Tiranë shpreh keqardhjen për rritjen e korrupsionit në Shqipëri, sipas raportit të fundit të Transparency International.

Në një deklaratë të shkurtër në twitter, Prezenca nxit qeverinë për më shumë llogaridhënie dhe hetim të korrupsionit.

“Rezultatet e CPI2017 paralajmërojnë se korrupsioni mbetet një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Prezenca OSBE vëren me keqardhje se trendi pozitiv që nga viti 2013 ndryshoi, dhe nxit për më shumë llogaridhënie nga institucionet publike & hetim të pavarur të korrupsionit”, thuhet në deklaratën e OSBE.

“Prezenca e OSBE-së i nxit institucionet publike dhe agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë të vijojnë zbatimin e reformave në drejtësi dhe antikorrupsion, sipas rekomandimeve ndërkombëtare. Ne mbetemi të përkushtuar ta mbështesim Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY