Policia e Shkodrës jep detajet mbi sulmin ndaj trainerit të Vllaznisë

Policia e Shkodrës jep detajet mbi sulmin ndaj trainerit të Vllaznisë

82
0
Shares

Një person sulmoi sot me thikë trainerin e Vllaznisë Ernest Gjoka duke e rrëzuar atë fillimisht me grusht. Gjoka ia ka dalë të shpëtojë pa plagë të rënda nga sulmi ndërkohë që personi ende nuk është identifikuar nga policia. Sulmuesi është parë të lëvizë me një thikë në dorë.

Bashkia Shkodrës ka dënuar sulmin fizik ndaj trainerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka duke i kërkuar me këtë rast FSHF edhe shtyrjen e ndeshjes me Luftëtarin. Adminsitratori i klubit, Astrit Gjyrezi e ka cilësuar këtë sulm si nëj ngjarje të rëndë duke kërkuar përgjegjësi për fajtorin.

Informacion Paraprak i policisë:

Me datë 22.02.2018 rreth orës 17:00,  salla operative ka marrë një njoftim se afër portës hyrëse të  një fushe sportive, një shtetas i është afruar trajnerit të Vllaznisë, E.Gj, i cili ka qënë në shoqërimin e një shtetasi tjetër të quajtur G. L, dhe e ka sulmuar duke goditur me grusht.

Trajneri i Shkodrës është shmangur duke kundërvepruar ndaj sulmuesit dhe në ato momente ka rënë tokë. Pas kësaj personi  është larguar me vrap, ku në ikje e sipër është vënë re në dorën e tij një mjet prerës në dukje si thikë.

Shërbimet  e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për kapjen e këtij të fundit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY