Lulzim Basha: Nuk ka rrugë tjetër për të ndryshuar vecse duke ndryshuar...

Lulzim Basha: Nuk ka rrugë tjetër për të ndryshuar vecse duke ndryshuar qeverinë

60
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehu solidaritetin e  tij sot me punonjësit e bypassit të Fierit dhe të Vlorës, ndërkohë që zhvilloi një takim me ta duke iu kërkuar atyre që ti bashkangjiten të gjithë atyre qytetarëve që duan të shpëtojnë nga kjo qeveri.

“Sot bashkë me punonjësit e By Pass-it të Fierit dhe Vlorës për t’i mbështetur në protestën e tyre. Unë dhe PD e kemi dëgjuar zërin tuaj, ne e njohim problemin tuaj. Problemi juaj është pasojë e drejtpërdrejtë e korrupsionit qeveritar dhe kryeministror.
Dua t’ju inkurajoj që keni ngritur zërin dhe keni ardhur këtu.

Dua t’ju them të gjithë shqiptarëve se nuk ka rrugë tjetër për të siguruar të drejtat që iu nëpërkëmbën përveçse të bashkoheni, të ngriheni, të ngrini zërin dhe të detyroni një pakicë absolute njerëzish që kanë marrë peng lirinë dhe të drejtat tuaja që të respektojnë ligjin dhe t’i hapin rrugë drejtësisë. Drejtësia për ju është që paratë e rrogave dhe dëmshpërblimeve tuaja të paguhen nga garancia shtetërore dhe ne do të bëjmë gjithçka që kjo të përmbushet”, deklaroi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY