Lezhë, dëshmia pas grabitje si e mbytën qenin autorët: Kemi luftuar 45...

Lezhë, dëshmia pas grabitje si e mbytën qenin autorët: Kemi luftuar 45 minuta me vdekjen

254
0
Shares

Disa persona janë shoqëruar nga Policia e Lezhës në lidhje me grabitjen e një dite më parë në një banesë, ku autorët dhunuan edhe kryefamiljarin. Të shoqëruarit janë persona me precedent të mëparshëm penal.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar maskat e grabitësve, të cilat u gjetën 50 metra larg  vendit të ngjarjes. Burime bëjnë me dije se grabitësit kanë mbytur qenin e ndodhur pas shtëpisë dhe kanë shfrytëzuar pjesën që nuk ishte në vëzhgimin e kamerave.

Sipas dëshmisë së bashkëshortes, për rreth 45 minuta kanë përjetuar tmerr të vërtetë.

“Kemi luftuar me vdekjen, nën kërcënimin e armës. Fëmijët nuk kanë fjetur gjithë natën nga trishtimi,” është shprehur ajo.

“Me datë 21. 02. 2018 , rreth orës 19:15, në qytetit Lezhë në afërsi të bordit të kullimit në banesën e shtetasit A. I.,kanë hyrë tre persona të maskuar ku njëri prej tyre i armatosur, dhe pasi kanë goditur me sende të forta të zotin e banesës kanë marrë një shumë parash dhe disa bizhuteri dhe duke përfituar nga errësira kanë mundur të largohen”, njoftoi policia dje.

Njoftimi i Policisë

Me datë 21. 02. 2018 , rreth orës 19:15, në qytetit Lezhë në afërsi të bordit të kullimit në banesën e shtetasit A. I.,kanë hyrë tre persona të maskuar ku njëri prej tyre i armatosur, dhe pasi kanë goditur me sende të forta të zotin e banesës kanë marrë një shumë parash dhe disa bizhuteri dhe duke përfituar nga errësira kanë mundur të largohen.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Forca të shumta policore po krehin zonën duke përdorur edhe qenin e gjurmës.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po sekuestrohen pamjet filmike në zonën ku ka ndodhur vjedhja.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY