EMRI & DETAJE/ Durrës, aksidenti fatal me dy të vdekur, policia identifikon...

EMRI & DETAJE/ Durrës, aksidenti fatal me dy të vdekur, policia identifikon autorin ”e zhdukur”, i lutet të dorëzohet

174
0
Shares

Policia e Durrësit ka arritur të identifikojë shoferin e automjetit tip “Benz” që shkaktoi aksidentin e rëndë me dy të vdekur në autostradë, pranë Maminasit. Mësohet se ai është 34-vjeçari Fatjon Zhaporja, i cili rezulton pronar dhe shofer i makinës tip “Benz”. Dyshohet se Zhaporja udhëtonte me një tjetër person kur ndodhi aksidenti. Ai është shpallur në kërkim nga policia.

Shoferi i “Benz”-it pas aksidentit u largua menjëherë nga venhdi i ngjarjes. Policia aktualisht është duke negociuar me 34-vjeçarin që ai të dorëzohet.

Automjeti tip “Benz” me targa AA 060 SP që drejtohej nga Zhaporja goditi nga pas automjetin taksi ku udhëtonin dy viktimat Bujar Agalliu, 60 vjeç dhe Elena Abdillari, 23 vjeçe. Taksia më pas u përplas me bordurën e karburantit dhe fluturoi në ajër. Dy personat gjetën vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i Policisë pas aksidentit të mbrëmshëm

Më datë 21. 02. 2018, rreth orës 23:30, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas një mjet tip Benz me targa AA 060 SP është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX.

Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Taksi Bujar Agalliu,60 vjeç, banues  në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia Elena Abdillari 23 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Benz e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip Taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.

Në mjetin tip Benz nuk është gjetur asnjë shtetas.

Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit  të mjetit tip Benz dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY