Apelon Basha: Prokuroria të marrë të pandehur Ramën

Apelon Basha: Prokuroria të marrë të pandehur Ramën

76
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se me anë të skemës së re të ndihmës ekonomike u ka hequr bukën e gojës 20 mijë familjeve në Shqipëri.

20 mijë familjeve u është hequr ndihma ekonomike dhe buka e gojës pa asnjë shpjegim. Vendimi për heqjen e ndihmës ekonomike është i vetëm një njeriu, është vendimi kriminal i Edi Ramës, pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë bazë ligjore. Ndihma ekonomike është një detyrim i shtetit për familjet që nuk kanë të ardhura. Ministrja është në shkelje dhe abuzim total të detyrës. Këta refuzojnë të tregojnë se çfarë sistemi pikëzimi zgjodhën. Është një krim i dyfishtë ndaj këtyre familjeve dhe shpërdorim i detyrës. Nuk ka krim më të madh se me vetëdije tu heqësh bukën e gojës më të pamundurve. Lekët o shqiptarë nuk mungojnë, ky shtet i ka lekët për të ndihmuar të gjitha familjet në nevojë, por këto lekë shkojnë në xhepat e Edi Ramës dhe hajdutëve të tij”, tha Basha.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar sot nga foltorja e Kuvendit, që Prokuroria të marrë të pandehur kryeministrin Edi Rama. Sipas Bashës kjo duhet bërë  për krimin e heqjes nga skema e ndihmës ekonomike të mijërave familje, duke u hequr bukën e gojës

“Në rast se do të kishim një Prokurori të pavarur e të pa kapur, ajo duhet të merrte të pandehur kryeministrin Edi Rama. Ai u hoqi bukën e gojës mijëra familjeve”, u shpreh Basha. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY