Katër avionë luftarakë turq mbi Athinë, po troket lufta

Katër avionë luftarakë turq mbi Athinë, po troket lufta

200
0
Shares

Javët e fundit përplasjet mes Greqisë dhe Turqisë janë përshkallëzuar, ku nuk ka munguar as agresioni ushtarak nga të dyja palët.

Helikopteri i një ministri grek u “përndoq” ditën e sotme nga disa avionë turq që i kërkonin të largohej menjëherë nga hapësira ajrore.

Ankaraja është duke zgjeruar fortifikimet e saj ushtarake në një pjesë të Egjeut, ndërkohë që Athina zyrtare po behët gjithnjë e më nervoze.

“Grek Reporter” shkruan se katër avionë luftarakë turq u raportuan në hapësirën ajrore të Athinës ditën e sotme.

Portali i njohur grek ka shkruar një opinion alarmant mbi të ardhmen e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke ngritur alarmin se nëse nuk ndërhyn SHBA dhe NATO, Ballkanin e pret një luftë e pashmangshme,

Sipas medias greke, mosmarrëveshjet mes Greqisë dhe Turqisë kanë shkuar përtej pretendimeve territoriale për Qipron dhe se tensionet kanë dalë jashtë kontrollit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY