DETAJET/Maskat në Lezhë, hynë në shtëpinë e Isakut si në shtëpinë e...

DETAJET/Maskat në Lezhë, hynë në shtëpinë e Isakut si në shtëpinë e vet

169
0
Shares

Tre persona të maskuar hynë me forcë në një shtëpi në Lezhë duke grabitur para dhe sende me vlerë, ndërkohë që kanë lënë të plagosur të zotin e shtëpisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:15 kur tre personat e maskuar, një prej tyre me armë kanë hyrë me dhunë në një banesë në hyrje të qytetit të Lezhës, në afërsi të Bordit të Kullimit, pronë e 35-vjeçarit Arben Isaku.

Policia zbardh detaje nga ngjarja, ku mbeti i plagosur një tregtar fruta perimesh që u dhunua nga grabitësit në sy të dy fëmijëve të mitur 5 dhe 10 vjeç.

Sipas policisë, pasi kanë goditur me sende të forta të zotin e banesës, grabitësit kanë marrë një shumë parash dhe disa bizhuteri dhe duke përfituar nga errësira kanë mundur të largohen. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe aktualisht janë ngritur disa postblloqe. Forca të shumta policore po krehin zonën duke përdorur edhe qenin e gjurmës.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po sekuestrohen pamjet filmike në zonën ku ka ndodhur vjedhja. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY