PS “grusht bashkuar”, shtyn komisionin hetimor për Saimir Tahirin, akuzon deputeti i...

PS “grusht bashkuar”, shtyn komisionin hetimor për Saimir Tahirin, akuzon deputeti i PD-së

122
0
Shares

Konferenca e Kryetarëve në Kuvend e ka shtyrë marrjen një vendimi për të ngritur një komision hetimor parlamentar lidhur me çështjen “Tahiri”. Pasi nuk i hoqi imunitetin, duke e shpëtuar nga arrestimi, mazhoranca në qeverisje e drejtuar nga Edi Rama është në dyshim edhe për ngritjen komisionit hetimor që ka kërkuar opozita e kryesuar nga PD.

Në Konferencën e Kryetarëve janë bërë debate në lidhje me këtë komision. PD ka kërkuar ngritjen e tij, kurse PS ka kërkuar kohë.

Kryetari i Grupit të PS, Taulant Balla është shprehur se “në parim jemi dakord që të ngrihet një komision. Kërkojmë disa ditë kohë të përgatisim një projektvendim”.

Siç duket socialistëve u duhet pak kohë për të përgatitur një riformulim të kërkesës për ngritjen e komisionit.

Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho, ka kundërshtuar shtyrjen e datës për marrjen e një vendimi, duke deklaruar se PS ka pasur një javë kohë ta punojë dokumentin që kërkon, pasi kërkesa ishte dorëzuar para një jave. Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho, deklaroi se nuk u mor asnjë vendim pasi si gjithnjë synohet zvarritja e kësaj çështjeje.

“Pa involvimin e kryeministrit,  tha Spaho, nuk do të ishte shtyrë kjo çështje që praktikisht është mbyllur”.

Më 12 shkurt 2018, kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi se PD ka depozituar kërkesën për ngritjen  e një komisioni hetimor për rastin “Tahiri”.

Basha shpjegoi se “iI gjithë opinioni e di se në dy vite kur Shqipëria shndërrohej në hambar të drogës, ministria e Brendshme, Policia, institucionet ishin në dijeni se kjo bëhej me përfshirjen e drejtpërdrejtë të Policisë së Shtetit dhe me bekimin e atyre, kupolës më të lartë të shtetit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY