DETAJET/Tragjedi në rrugën Shkodër-Velipojë, shkon në tre numri i viktimave, edhe foshnja...

DETAJET/Tragjedi në rrugën Shkodër-Velipojë, shkon në tre numri i viktimave, edhe foshnja 9 muajshe

210
0
Shares

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që ndodhi sonte në rrugën Shkodër Velipojë. Kanë humbur jetën 3 persona, babi Edmond Preka, djali 9 muajsh dhe vajza.

Në mjetin tip ‘Alfa Romeo’ udhëtonte një familje me 5 anëtarë, ndërsa në mjetin tjetër dy udhëtarë. Të vdekur kanë mbetur drejtuesi i mjetit tip ‘Alfa Romeo’, Edmond Preka, dhe dy femijet e tij, ndërsa bashkëshortja Evisa Preka dhe vajza tjetër janë në gjendje të rëndë.

Në mjetin tjetër tip ‘Fuoristradë’ u plagos drejtuesi Sokol Muja së bashku me një tjetër person. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Informacion paraprak:

Më datë 18.02.2018, rreth  ores 18:00, ne aksin rrugor Shkodër –Velipojë ka ndodhur një aksident, me pasoja.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje  ku kanë konstatuar se  ishin përplasur   mjeti tip  Alfa Romeo  me targa AA474NJ me drejtues shtetasin  E. P 40 vjeç, me mjetin Fuoristradë me targa AA 292 OL me drejtues shtetasin S.M.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit  Alfa Romeo shtetasi E.P, djali  i tij 9 muajsh R.P dhe vajza N. P. 10 vjeçe.

Po në mjetin Alfa Romeo udhëtonin edhe pjestarët e tjerë të familjes bashkëshortja  shtetësja  E. P. 36 vjeçe, dhe vajza  A. P. 5 vjeçe, të cilat janë dërguar në urgjencën e  Spitalit Rajonal Shkodër.

Në mjetin Foristradë  me targa AA292OL, me drejtues  shtetasin S.  M, udhëtonte dhe shtetasi   N. Gj, të cilet kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në urgjencën e  Spitalit Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY