Fushë Krujë, operacion i madh, raportohet për të shtëna me armë zjarri...

Fushë Krujë, operacion i madh, raportohet për të shtëna me armë zjarri ndaj policisë

188
0
Shares

Dy persona ende të paidentifikuar kanë mundur ti shpëtojnë kontrolleve të forcave të policisë në Fushë Krujë. Mësohet se në zonë, forca të shumta të rendit dhe ato RENEA kanë nisur operacione kontrolli, në kërkim të disa personave me precedentë penalë, por po ashtu kontrollet janë dhe në kuadër të operacioneve antikanabis.

Gjatë kontrolleve disa persona kanë qëlluar me armë ndaj forcave të rendit duke mundur më pas dhe ti shpëtojnë postbllokut.

Ndërkohë policia ka arritur të gjejë një makinë të braktisur e cila dyshohet se është e autorëve. Po ashtu mësohet se një person është vënë në pranga të policisë, ndërkohë në kërkim nga policia është  shtetasi G. O., me rrezikshmëri të lartë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY