EMRA & FOTO GALERI/ Itali, kapen 250 kg marijuanë në Leçe, arrestohen...

EMRA & FOTO GALERI/ Itali, kapen 250 kg marijuanë në Leçe, arrestohen 2 shqiptarë dhe 1 italian

181
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Leçes ka sekuestruar sot rreth 250 kg marijuanë dhe ka arrestuar me akuzën e trafikut të drogës 3 persona, dy prej të cilëve shqiptarë. Të arrestuarit janë Renato Uku 36 vjeç rezident në komunën Certaldo në provincën e Firences, Oltion Proko 29 vjeç banues në Vlorë dhe italiani Salvatore Lograno 43 vjeç rezident në qytetin e Brindizit.

Lënda narkotike u sekuestrua pas një kontrolli rrugor të forcave italiane të rendit, ku në automjetin tip ‘Mazda’ drejtuar nga shtetasi italian u gjetën fillimisht rrreth 54 kg marijuanë e konfeksionuar në 50 pako. Kontrolli më pas në dy vilat ku banonte Salvatore Logranos në komunën Torre Chianca të Leçes, çoi në sekuestrimin e rreth 200 kg të tjera marijuanë e konfeksionuar në 123 pako. Në afërsi të vilave policia italiane ka mundur të ndalojë dhe dy shqiptarët Renato Uku e Oltion Proko në bordin e një automjeti tip ‘Nissan Note’ në pronësi të shtetasit italian.

Të tre të arrestuarit ndodhen në burgun Borgo San Nicola të Leçes në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Prokurorja Maria Consolata Moschetttini e Prokurorisë së Leçes ka nisur një proces hetimor për zbardhjen e prejardhjes së kësaj sasie droge si dhe destinacionin e saj në territorin italian. Droga e sekuestruar do të kishte një vlerë të madhe përfituese në treg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY