DETAJE & FOTO/ Librazhd, vari nipin në pemë, shoqërohet babai dhe xhaxhai...

DETAJE & FOTO/ Librazhd, vari nipin në pemë, shoqërohet babai dhe xhaxhai i 6-vjeçarit

93
0
Shares

Lidhur me publikimin e një fotoje në rrjetet sociale e më pas në media, ku shfaqet një fëmijë i keqtrajtuar, Policia e Elbasanit bën me dije se, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd shoqëruan 3 persona nga fshati Zdrajsh, Librazhd, mes tyre edhe babanë e djalit 6-vjeçar.

Në deklarime, babai i fëmijës ka pohuar se djali nuk është dhunuar, por këtë veprim vëllai i tij e ka bërë para dy vjetësh në formë shakaje. I pranishëm ka qenë dhe ai vetë.

Lidhur me këtë rast hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Policia sekuestroi një aparat celular në cilësinë e provës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit” parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

Xhaxhai i djalit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY