FOTO GALERI/ Lali Eri në gusht 2016 përuronte shkollën “e re”, në...

FOTO GALERI/ Lali Eri në gusht 2016 përuronte shkollën “e re”, në shkurt 2018 mësueses i bie suvaja në kokë

603
0
Shares

Një mësuese ka pësuar lëndime të lehta pasi ra një pjesë e suvasë nga tavani. Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Osman Myderizi” në Tiranë gjatë orës së mësimit. Fatmirësisht, asnjë nxënës nuk ka pësuar dëmtime nga kjo ngjarje.

Mësuesja mësohet se ka pësuar lëndime të vogla që nuk përbëjnë rrezik për shëndetin e saj. Mësimi në këtë shkollë u ndërpre për disa minuta për shkak të këtij incidenti.

Shkolla ishte rikonstruktuar në gusht të vitit 2016 siç tregon një postim i Veliajt në “Twitter” ku kryebashkiaku i Tiranës shkruan… “Nga shkolla Osman Myderizi (Labinoti) në qendër gjer te Shkolla e Bashkuar Kasallë në fshat, punë 24/7 për të kapur Shtatorin”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY