VIDEO & FOTO GALERI / Vlorë, gomonia me 500 kg kanabis, tre...

VIDEO & FOTO GALERI / Vlorë, gomonia me 500 kg kanabis, tre persona ndalohen nga policia

103
0
Shares

Një gomone rreth 5 metra e gjatë, e ngarkuar me kanabis është gjetur në det afër vendit ku u gjend automjet i zhytur në Vlorë. Pas gjetjes së mjetit lundrues janë gjetur edhe 500 kilogramë kanabis.

Në lidhje me këtë ngjarje mësohet se policia ka shoqëruar 3 persona të dyshuar, si pjesëtarë dhe organizatorë të trafikut të ndërprerë në mes.

Gjatë ditës së sotme policia gjeti edhe një makinë tip “Jeep” që ishte zhytur nën ujë. Mjeti ka qenë me targa italiane. Kanë qenë ‘’Delta Forcë” ato që kanë ndërhyrë për nxjerrjen e mjetit në breg. Mjeti mendohet se ka qenë pjesë e një aktiviteti kriminal.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY