Denoncon deputeti i PD-së: Qarku Gjirokastër, varfëria rritet 35%, nga ndihma ekonomike përjashtohen 80%

Ndaje

Në Qarkun e Gjirokastrës, varfëria është rritur në masën 35 për qind, ndërsa largimi i familjeve nga skema e ndihmës ekonomike, është në masën 80 për qind.

Denoncimin e bën deputeti i PD në këtë qark, Tritan Shehu, i cili jep me shifra për çdo rreth, numrin e familjeve të larguar nga skema e ndihmës ekonomike.

Duke e quajtur këtë veprim si pjesë të skemës së qeverisë për centralizimin e sektorit social, Shehu sheh si të vetmen alternativë, për qytetarët, braktisjen e vendit.

“E vetmja rruge dalje qe po u jepet qytetareve eshte te braktisin vendin, ate qe tentoi te beje edhe Ramiz Alia me 1991-shin.

Sot me konfirmuan se ne Qarkun e Gjirokastres numri i familjeve te perjashtuara nga Ndihma Ekonomike eshte shume me i larte se sa u deklarua para pak ditesh.

Jane perjashtuar nga skema e Ndihmes Ekonomike ne Memaliaj 591 familje nga 711 qe e perfitonin, ne Gjirokaster 1264 nga 1718, ne Permet 411 nga 455, ne Tepelene 370 nga 408, ne Kelcyre 150 nga 230 etj.

Ne terresi ne te gjithe Qarkun jane perjashtuar nga Perkrahja Ekonomike 2830 familje nga 3572 qe e perfitonin ate.

Pra reth 80% te familjeve perjashtohen ne nje dite nga Perkrahja Ekonomike ne te gjithe ate Qark.

Dhe e gjithe kjo behet mbi bazen e ‘reformimit’ te sektorit social ne menyre te centralizuar, pra direkt  nga Qeveria.

Dhe kjo kryhet kur varferia ne ate Qark eshte rritur me 35% ne dy vite, kur papunesia rritet, kur nuk ka asnje invetim ne infrastrukturen bujqesore e te pergjitheshme aty, kur arbitrariteti shteteror mbi qytetaret eshte ne kulmet,

Kjo realizohet kur rrezohet edhe projekt ligji per statusin e minatorit.

Kam nje pyetje per kete Qeveri, cfare duhet te bejne njerrezit per te jetuar tashme?!

Sic duket pergjigja eshte: te ikin sa shpejt, ashtu sic po ikin keto vite nga vendi!”, shkruan Tritan Shehu në rrjetet sociale.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje