Basha alarmon për ekonominë: 1700 biznese u mbyllën

Basha alarmon për ekonominë: 1700 biznese u mbyllën

67
0
Shares

Kreu I PD-së, Lulzim Basha ka alarmuar sot në lidhje me situatën e rëndë ekonomike në vend. Sipas tij referuar statistikave rreth 1700 biznese janë mbyllur dhe këto vetëm për një muaj. Bëhet fjalë për janarin që sapo kaloi.
“1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më. Kjo shifër zyrtare, është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë.
1747 biznese që nuk munden më.
Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës.
1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike per krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik”, deklaron Basha.

No automatic alt text available.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY