“Marrëveshja për detin është bërë”

“Marrëveshja për detin është bërë”

517
0
Shares

Gazeta më e madhe online “Huffingtonpost” në versionin grek ka shkruar se Shqipëria dhe Greqia e kanë arritur marrëveshjen për detin. Gazeta ka shfrytëzuar një revistë të specializuar për të dhënë lajmin ndërkohë që ofron edhe detaje të marrëveshjes që kanë lidhje me metodologjinë e përdorur.
“Burime shumë të sigurta raportojnë se Greqia e Shqipëria kanë arritur një marrëveshje përfundimtare për të përcaktuar Zonat ekskluzive ekonomike midis njëra-tjetrës.
Këto burime raportojnë se në këtë marrëveshje pala greke pranon se deri më sot ndarja e kufirit detar për Zonat ekskluzive ekonomike është bërë, pjesërisht, me metodologji të gabuar, mendim që deri më tani e ka mbështetur pala shqiptare gjatë këtyre bisedimeve. Domethënë që pranohet se gjiret detare duhet të llogariten si “të mbyllyra”, në mënyrë që nga kjo vijë të llogaritet marrëveshja sipas parashikimeve të Paktit Detar.


Njëkohësisht pala shqiptare bie dakord përfundimisht që nuk ka asnjë pretendim për ishujt e vegjël Othon e Ereikoussas, çka ka shumë rëndësi në lidhje me marrëdhëniet greko-turke sa i përket përplasjes që kanë për ishullin Kastelorizo”, shkruan gazeta.
Kjo marrëveshja ka rëndësi të madhe për palën greke se përfundimi i saj i hap rrugën shfrytëzimit ekonomik, sidomos kërkimeve për gaz natyror, ku Greqia ka avancuar në dhënien e leje për shfrytëzim tek disa kompani të fuqishme ndërkombëtare.
Në vitin 2009 Shqipëria dhe Greqia kanë nënshkruar Paktin Detar për të përcaktuar Zonat ekskluzive ekonomike I cili u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY