POLICIA/21 makina ‘formula 1’ në autostradën Tiranë-Durrës

POLICIA/21 makina ‘formula 1’ në autostradën Tiranë-Durrës

124
0
Shares

Policia Rrugore e Tiranës kapi me radar sërish makina me shpëjtësi të lartë gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë makinat po e cnin deri tre herë më shumë se limiti I shpejtësisë së lejuar duke u bërë burim aksidenti, rrezik për jetën e tyre dhe të përdoruesve të rrugës.

21 Leje Drejtimi jane terhequr per tu pezulluar nga OASH per shpejtesi tej limiteve te lejuara, qe varionin nga 167 km/ore e deri ne 211 km/ore.

Sa duhet të jetë shpejtësia e lëvizjes së mjeteve në rrugë?

Drejtuesi i mjetit duhet të rregullojë shpejtësinë e mjetit në mënyrë që të mënjanojë çdo rrezik për sigurinë e tij, të këmbësorëve dhe mallrave, dhe çdo çrregullim tjetër të mundshëm në trafik.

Shpejtësia duhet të jetë në përputhje me karakteristikat, gjendjen, ngarkesën e mjetit, si dhe karakteristikat dhe gjendjen e rrugës, trafikun, etj.

Gjendja teknike e mjetit duhet të jetë e tillë që të përballojë të gjitha manovrat e nevojshme në kushte të sigurta.
Për të siguruar qarkullimin dhe mbrojtur jetën e përdoruesëve të rrugës, shpejtësia nuk duhet të kalojë limitet e mëposhtme:

  • 110 km/orë për autostradat;
  • 90 km/orë për rrugët interurbane kryesore;
  • 80 km/orë për rrugët interurbane dytësore e rrugët lokale interurbane;
  • 40 km/orë për rrugët në qendrat e banuara.
  • Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, se vetëm kështu mund të udhëtosh i sigurt.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY