Elbasan, “Fiat”-i përplas motorin, në gjendje të rëndë drejtuesi 21-vjeçar

Elbasan, “Fiat”-i përplas motorin, në gjendje të rëndë drejtuesi 21-vjeçar

102
0
Shares

Një 21-vjeçar që udhëtonte me motor në aksin Elbasan-Peqin është aksidentuar nga një makinë, pranë fshatit Papër.

Burime nga Policia Vendore, bëjnë me dije se R. H., 24 vjeç banues në Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” veturë është përplasur me motoçikletën. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, O. S., 21 vjeç banues në Papër, i cili është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan.

Drejtuesi i mjetit është në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY