Abuzimet me rrugën – Merren në pyetje ish-zyrtarët e ARRSH, ja çfarë...

Abuzimet me rrugën – Merren në pyetje ish-zyrtarët e ARRSH, ja çfarë deklaruan

114
0
Shares

Aksel Qurduka dhe Albens Alite janë marrë në pyetje në Gjykatën e Krimeve të Rënda në lidhje me abuzime e kryera në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Dy ish-zyrtarët e Autoritetit Rrugor, mbi të cilët rëndojnë akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, i kanë mohuar ato. Detaje se çfarë kanë thënë dy ish-zyrtarët nuk janë mësuar shumë, për shkak se seanca e marrjes në pyetje është zhvilluar me dyer të mbyllura. Ndërsa në datën 15 Shkurt pritet që të japë sqarimet e tij edhe ish-drejtori i Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika, edhe ky i arrestuar për të njëjtat akuza.

Sipas Prokurorisë, tre personat nën hetim kanë bashkëpunuar më njëri-tjetrin, duke krijuar një skemë korruptive që kishte qëllim përfitimin personal. Rreth 54 milionë dollarë është dëmi i shkaktuar, sipas një auditi të Ministrisë së Energjetikës, e cila kallëzoi në prokurori të ish-zyrtarët.

Prokuroria në ditët në vijim mësohet se do pyesë një sërë persona, të cilët kanë pasur dijeni se çfarë po ndodhet me punime në këtë segment. Ata janë ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Transporteve dhe do të sqarojnë pozicionin e tyre në këtë çështje. Ish–ministri Edmond Haxhinasto është shprehur i hapur për t’u hetuar, por duke lënë të kuptohet se hetimi mund të ishte me sfond politik. TVKlan

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY