DETAJE/ Si i falsifikonin pronat në Gjirin e Lalzit ish-zyrtarët komunalë

DETAJE/ Si i falsifikonin pronat në Gjirin e Lalzit ish-zyrtarët komunalë

165
0
Shares

Plot 10 persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia me akuzën e falsifikimit të dokumentave të pronave në bregdetin e Spilles dhe të Gjirit të Lalzit. Po ashtu, për këtë rast, policia e Durrësit ka arrestuar 4 ish-zyrtarë pasi akuzohen për “abuzime me pronat”. Ka qenë raporti i KLSH-së ai që ka zbardhur të gjitha rastet e falsifikimeve duke çuar në arrestimin e tyre.

Ish-Komuna Ishëm jepte me qira plazhet duke u bazuar në VKM e miratuar një vit më pas. Shfrytëzimi i dhënies me qira të hapësirave publike, kryesisht atyre plazhe janë kryer në procedura flagrante ligjore. Ish-Komuna Ishëm ka dhënë 10 leje me qira duke u bazuar në një VKM që miratimi ka kaluar një vit pas lidhjes së këtyre kontratave, i cili kohështrirjen e përcakton deri në 3 vjet dhe jo 10 vjet siç dhe kanë proceduar këto ish-funksionarë shtetërore.

Pas hetimit të kryer nga Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në bashkëpunim me Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, të filluar për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve, është bërë i mundur ekzekutimi i vendimeve për caktim mase sigurimi, për …

  1. Sulejman Ibrahimi (ish- Kryetar i Komunës Ishëm), i datëlindjes 01. 04. 1968, lindur dhe banues në Durrës, i dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
  2. Ornela Shëmlikaj (me detyrë sekretare arshivë protokoll në ish- Komunën Ishëm, aktualisht në detyrë në Njësinë Administrative Ishëm), e datëlindjes 18. 03. 1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e dyshuar veprën penale kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim.
  3. Enver Shima, (me detyrë ish- përgjegjës i zyrës së Bujqësisë në ish- Komunën Ishëm) e datëlindjes 05. 05. 1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim.
  4. Shpresa Merdita, (me detyrë ish- punonjëse e zyrës së Urbanistikës në ish-Komunën Ishëm, aktualisht avokate në Durrës) e datëlindjes 20. 04. 1970, lindur dhe banues në lagjen nr. 18, Rruga “Zeus” Durrës, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim.

Po ashtu, mësohet se skema e falsifikimit e përdorur nga këta 4 ish-zyrtarë është e njëjtë me atë në Spille ku u përfituan në mënyrë të padrejtë rreth 36 ha. Edhe në Ishëm e Gjirin e Lalzit skema e falsifikimit është zhvilluar kryesisht në zona ranore të cilat ktheheshin në truall.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY