EMRAT/ Gjirokastër, arratisja dje nga Gjykata, dy policë sot në pranga

EMRAT/ Gjirokastër, arratisja dje nga Gjykata, dy policë sot në pranga

200
0
Shares

Dy punonjës policie janë vënë në pranga për arratisjen e djeshme të Saimir Ahmetit, i cili u kap disa orë më vonë në një bodrum. SHKB e burgjeve dhe Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 2 punonjësit e policisë, Njazi Kaçupaj dhe Fatjon Idrizi.

Njoftimi i plotë i Policisë

Në datë 07. 02. 2018 nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve  është bërë verifikimi i ngjarjes së ndodhur më datë 07.02.2017 në ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër në lidhje me procedurat e ndjekura nga punonjësit e policisë të IEVP  Sarandë gjatë shoqërimit të të paraburgosurve.

Pas verifikimeve të kryera, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë bëri arrestimin në flagrancë shtetasve,

  • Njazi Kaçupaj, i biri i Hasan dhe Tajane, i datëlindjes 25. 03. 1966, lindur në Vlorë dhe banues në Sarandë dhe
  • Fatjon Idrizi, i biri i Hekuran dhe i Mufire, i datëlindjes 19. 05. 1990, lindur në Sarandë dhe banues në Sarandë me detyrë punonjës të policisë në IEVP Sarandë.

Arrestimi i tyre është bërë pasi;

Më datë 07. 02. 201 7, gjatë shoqërimit të të parapurgosurit Saimir Ahmeti, i arrestuar për veprën penalë “Përndjekje” parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal, në ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, nuk kanë zbatuar procedurat standarde të ruajtjes dhe shoqërimit të të paraburgosurve, si pasojë e të cilave ka ardhur largimi nga  ambientet e kësaj Gjykate të këtij të paraburgosuri.

Ky i paraburgosur është kapur disa orë më vonë nga forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasit e mësipërm kanë konsumuar  elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, i ndryshuar.

Materialet i proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër’, thuhet në një komunikatë të policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY