ÇËSHTJA TAHIRI/ Krimet e Rënda letër-porosi Greqisë

ÇËSHTJA TAHIRI/ Krimet e Rënda letër-porosi Greqisë

98
0
Shares

Pas Italisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon ndihmën edhe të një fqinji tjetër për te zhvilluar hetimet mbi Saimir Tahirin. Ndaj tij rëndojnë dyshime për përfshirje në grupin kriminal Habilaj. Kjo kërkesë i çon hetimet në një tjetër fazë.

Prokuroria i ka përcjellë një letër-porosi autoriteteve greke për çështjen më të bujshme të kohëve të fundit.

Kërkesa lidhet me verifikimet e takimeve të Saimir Tahirit me Habilajt në Greqi. Prokuroria dyshon se Saimir Tahiri u takua me Artan Habilajn në Greqi në vitin 2014. Artan Habilaj ka hyrë në shtetin helen me makinën  “Audi” me targë AA 003 GB të ish ministrit Tahiri, në gusht të vitit 2014.

Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të rënda ka zgjatur edhe për tre muaj hetimet për ish-Ministrin e Brendshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY