Itali, zbulohet shqiptari mashtrues, hiqej si dedektiv e merrte para për të...

Itali, zbulohet shqiptari mashtrues, hiqej si dedektiv e merrte para për të anuluar gjobat

92
0
Shares
carabinieri san Giuliano, nuove auto anti terrorismo

Një shqiptar 35-vjeçar është demaskuar nga programi “Le Iene” dhe arrestuar nga karabinierët, pasi hiqej si efektiv i forcave speciale të policisë italiane që premtonte heqjen e gjobave. Historia e pabesueshme ka ndodhur në San Desiderio, Genova, ku mashtruesi serial ushtronte “aktivitetin”.

Gjithçka ka nisur më 2016, kur te dy sipërmarrës lokalë, që kanë një aktivitet biznesi në San Desiderio, mbërrin kontrolli i policisë pyjore. Ata kishin hedhur plehra në një zonë të ndaluar dhe për këtë arsye denoncohen nga pyjorët, duke marrë edhe një gjobë shumë të madhe. Pak ditë më pas, njëri nga sipërmarrësit ankohet në rrjetet sociale për gjobën e marrë.

Postimi i tij tërhoqi vëmendjen e “dedektivit special” të policisë. Shqiptari shkon atje dhe iu ofron ndihmë për ta anuluar gjobën, në shkëmbim të parave e favoreve. Sipërmarrësi i paguan nëntë mijë euro, me shpresën e heqjes së gjobës së kripur. Por ajo qëndron në fuqi dhe kërcënimet vazhdojnë dhe kështu sipërmarrësi iu drejtohet “Hijenave” të Italia 1, duke ngritur kurthin, ndërkohë që ndërhyjnë edhe karabinierët.

“Dedektivi” bie në pranga dhe mbi të tani rëndojnë akuzat e mashtrimit dhe të përvetësimit të identitetit të personit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY