EMRAT & DËNIMET/ Grupi i Lazaratit, Gjykata vendos: 52 vjet burg për...

EMRAT & DËNIMET/ Grupi i Lazaratit, Gjykata vendos: 52 vjet burg për të akuzuarit për trafik droge

234
0
Shares

Gjykata e a e Krimeve të Rënda ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor dhe ka dhënë edhe vendimin për masat e dënimit për dosjen e Lazaratit. Gjykata ka vendosur sot  dënimin në total 56 vite burg për Arbjon Alikon, Gurgaz Skënderin, Alfred Prokon dhe Beqo Brahimajn. Këta 5 persona janë pjesë e grupit të Gate Mahmutaj, por duke mos pranuar gjykim të shkurtuar, procesi hetimor i tyre u nda nga kreu i grupit.

Më herët gjatë seancës së sotme, Arbjon Aliko, njëri prej të akuzuarve të Lazaratit ka adresuar akuza të renda, sot ndaj Saimir Tahirit, në  sallën e gjyqit.

“Policia e shtetit e nxori me blinda drogën nga Lazarati në vitin 2014 dhe ua shiste trafikantëve. Këtë e bënë banditët e Saimir Tahirit. Ne na kanë sulmuar dhe nxjerrë në kërkim si fis, sa erdhi në pushtet PS”.

Ky gjyqi nuk ka lidhje me vrasjen e Ibrahim Bashës por vetëm me operacionin në vitin 2014.

Dënimet e Gjyaktës

Arbjon Aliko 13 vjet burg

Gurgaz Skënderi 11 vjet burg

Enrik Skënderi 10 vjet burg

Alfred Proko 10 vjet burg

Beqo Brahimi 8 vjet burg

Seancën e 17 nëntorit 2017, Prokuroria kërkon dënimin me 57 vite burg për 5 të akuzuarit e dosjes

Kërkesat e Prokurorisë

Arbjon Aliko 14 vjet burg

Gurgaz Skënderi 13 vjet burg

Enrik Skënderi 11 vjet burg

Alfred Proko 11 vjet burg

Beqo Brahimi 8 vjet burg

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY