EMRI & FOTO/ Tiranë, rrezikon t’i shembet banesa e ndërtuar në zonën...

EMRI & FOTO/ Tiranë, rrezikon t’i shembet banesa e ndërtuar në zonën e mbrojtur, i riu kërcënon se do hidhet nga çatia

171
0
Shares

Një person tenton të hidhet nga çatia e shtëpisë, pasi kjo e fundit rrezikon të shembet. Ngjarja në fjalë është regjistruar mëngjesin e sotëm te Liqeni i Thatë. Klajdi Peti kërcënon se do të ndërmarrë këtë akt të rëndë nëse i prishet shtëpia.

Familja Peti deklaroi se banesën e kanë ndërtuar në vitin 1995 mbi truallin e tyre.

Ndërkohë në 2005-ën kanë aplikuar për të legalizuar banesën, por në 5 janar 2018 iu vjen shkresa se përjashtohen nga legalizimi, pasi zona ku është banesa është zone e mbrojtur. Në datën 25 familjarët pohuan se strukturat përkatëse kishin shkuar t’i prishin banesën. Duke marrë shkas nga kjo situatë familja Peti ka hedhur në gjyq çështjen, ndërsa dje u mbajt seanca e parë në Gjykatën Administrative.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY