MARRËVESHJA/ Zbardhet takimi, Xhafaj – Marku ja për çfarë ranë dakord në...

MARRËVESHJA/ Zbardhet takimi, Xhafaj – Marku ja për çfarë ranë dakord në takimin 30-minutësh

105
0
Shares

Një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar është nënshkruar ditën e sotme mes ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku. Gjatë takimit 30-minutësh të zhvilluar paraditen e sot në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, dy zyrtarët kanë firmosur dokumentin zyrtar të bashkëpunimit, sipas të cilës të dyja palët kanë hedhur në letër angazhimet dhe detyrat e tyre.

Marrëveshja ngarkon ministrinë e Brendshme të sigurojë mjete pune dhe ambiente për prokurorët dhe trupën operacionale, të bashkëpunojë ngushtë me prokurorët e sektorëve që do krijohen në Tiranë e rrethe. Gjithashtu ministria e Brendshme garanton edhe ruajtjen fizike dhe sigurinë për prokurorët.

Ndër të tjera thuhet se Prokuroria e Përgjithshme merr përsipër që të krijojë një seksion të posaçëm të përkohshëm në Prokurorinë për Krime të Rënda dhe Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë. Gjithashtu, kompetenca e këtyre seksioneve do të jenë krimet në fushën e krimit të organizuar, trafikut të narkotikëve, korrupsionit, krimit në ekonomi, krimet e kryera nga subjekte të posaçme. Prokurorët që do të caktohen në seksionet e posaçme do ti nënshtrohen paraprakisht procesit të Vetting-ut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY