EMRI & FOTO/ Tiranë, arrestohet përmbaruesi, vodhi 32 mijë euro

EMRI & FOTO/ Tiranë, arrestohet përmbaruesi, vodhi 32 mijë euro

193
0
Shares

Seksioni për Hetimin e  Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë,  në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e përbashkët me metoda speciale të hetimit të koduar “Debitori”.  Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i Fatos Alimadhi, 50 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i tij u bë pas një pune 7 mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi  duke shpërdoruar detyrën ka përfituar nëpërmjet vjedhjes shumën prej  32.255 euro.

Gjithashtu Përmbaruesi gjyqësor i është shmangur hetimit duke zhdukur dosjen përmbarimore, në lidhje me shitjen e një apartamenti, ku në ankandin e dytë, në baze të ligjit duhet të shitej me vlerë 20% më i ulët se ankandi i pari, por  ky apartament është shitur disa herë më ulët  se kjo vlerë që para shikon ligji, duke  bërë që përmbaruesi të përfitonte shumën prej  32.255 euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY