EMRAT/ Qëlloi gruan me sëpatë, mbyllet në spital psikiatrik burri vrasës

EMRAT/ Qëlloi gruan me sëpatë, mbyllet në spital psikiatrik burri vrasës

78
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda ka urdhëruar shtrimin në spital psikiatrik për dy muaj të Ylber Bajrakurtit, burrit që vrau gruan e tij më sëpatë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 janar 2018 në Koplik të Malësisë së Madhe.

Ylber Bajrakurti qëlloi me sëpatë bashkëshorten Lumnie Bajrakurti 42 vjeç, duke e lënë të vdekur në vend. Para krimit, mes çiftit pati debat të ashpër që më pas përfundoi në mënyrë tragjike.

Sipas informacioneve, Ylber Bajrakurti akuzonte bashkëshorten për tradhti. Ngjarja ndodhi në oborrin e shtëpisë së tyre. Në momentin e ngjarjes, në shtëpi kanë qenë tre fëmijët, dy vajzat dhe një djalë të moshës 6 deri në 14 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY