Postierit dembel i gjenden në shtëpi 6 kuintalë letra të pa dorëzuara

Postierit dembel i gjenden në shtëpi 6 kuintalë letra të pa dorëzuara

125
0
Shares

Të paktën për 10 vite, duke filluar nga 2010 një punonjës i Zyrës së Postës Italiane ka fshehur një pjesë të letrave dhe nuk i ka dorëzuar në destinacion. Postieri nga Napoli, i cili jeton në provincën e Vicenzës është raportuar nga policia.

Hetuesit gjetën në shtëpinë e tij më se gjysmë ton, përkatësisht 573 kilogramë letra postare të fshehura brenda garazhit dhe shtëpisë së 56-vjeçarit. Ky është konfiskimi më i madh i materialeve postale të realizuar ndonjëherë në Itali. Policia ka gjetur reklama në lidhje me zgjedhjet rajonale të vitit 2010, botimet e Pagesave të Bardha 2013 – 2014, postën tregtare të Onlus deri në një seri paketash të mbyllura ende me shiritin e bardhë plastik të Postës Italiane. Por edhe letra nga bankat, komunikimet nga Agjencia e të Ardhurave, faturat e telefonit dhe energjisë elektrike, shkeljet, komunikimet nga RAI, të gjitha të adresuara tek organizatat, kompanitë dhe individët.

Për të rimarrë materialin e gjetur dhe konfiskuar ishte i nevojshëm një automjet i madh. Tani korrespondenca do t’u dorëzohet marrësve të ligjshëm. Nuk dihen ende arsyet se përse postieri, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, nuk ia ka dorëzuar letrat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY