SARANDE/Kapen nga grekët tre transportues kanabisi

SARANDE/Kapen nga grekët tre transportues kanabisi

78
0
Shares

Një tjetër operacion antidrogë ndërkombëtar është finalizuar në orët e para të mëngjezit te sotem por serish droga kapet nga policia fqinje dhe jo ajo shqiptare.

Operacioni u krye nga Policia Kufitare e Sarandës, Komisariati Policisë Sarandë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Greke të Igumenicës.

Më datë 29.01.2018, rreth orës 19.00, nëpërmjet oficerit të kontaktit të Komisariatit Policisë Kufitare Sarandë është vënë në dijeni pala Greke e Igumenicës ( Sektori i Antidrogës), se në drejtim të fshatit Vërvë të Sarandës, drejtimi i piramidave nr.63-64, disa persona që dyshohej se transportonin lëndë narkotike, janë nisur në drejtim të shtetit Grek.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe ndjekies nga të dyja anët e kufirit, rreth orës 04.30, të dt.30.01.2018, në sajë dhe të përdorimit të kamerave të vendosura për këtë situatë, në vendin e quajtur Parapotamo, zona e Filatit, nga Policia Greke janë kapur 3(tre) shtetas Shqiptarë së bashku me lëndën narkotike ku nga peshimi rezulton se është 81 kilogramë, ndërsa dy shtetas të tjerë duke përfituar nga errësira mundën të largohen.

Personat e kapur me lëndë narkotike janë :

A. N., 24 vjeç, nga Rësheni, banues në Shëndëlli, Konispol, K.LL., 23 vjeç, nga Cakrani,Fier, si dhe M.L., 26 vjeç, nga Peshkopia.

Policia Greke ka shprehur falenderim për bashkëpunimin ku u finalizua me bllokimin e lëndës dhe arrestimin e personave.

Policia Kufitare vazhdon shërbimet e përforcuara në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rendit Sarandë për kapjen e personave të tjerë .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY