FOTO GALERI/ Lulzim Basha, takime të rëndësishme në Bruksel

FOTO GALERI/ Lulzim Basha, takime të rëndësishme në Bruksel

127
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimeve me drejtuesit më të lartë të Partisë Popullore Europiane, vuri në dukje jehonën në Bruksel të protestës së 27 Janarit për një drejtësi të pakapur politikisht. Në takimet me drejtuesit më të lartë të Partisë Popullore Europiane, Basha konfirmoi qëndrimin e opozitës se zgjidhja politike për Shqipërinë është një qeveri antimafia e çliruar nga krimi, që do t’i japë vendit zgjedhje të lira e të ndershme.

“Duket qartë se zëri i shqiptarëve të bashkuar më 27 janar kumbon fuqishëm edhe këtu në Bruksel në zemrën e Bashkimit Europian, në institucionet e Bashkimit Europian dhe në Parlamentin Europian. Ka një shqetësim të jashtëzakonshëm të institucioneve europiane dhe të përfaqësuesve të vendeve anëtare për ngecjen e reformës në drejtësi dhe për kapjen e  drejtësisë, e cila mishërohet nga rasti “Tahiri,”-tha Basha.

Zoti Basha pati takime me Presidentin Joseph Daul, me zëvendëspresidentin dhe njëkohësisht Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian David Mcallister, me komisionerin Hahn, me Kryetarin e Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestag Gunther Krichbaum, Kryetarin e grupit parlamentar të PPE Manfred Weber etj. Në këto takime mbizotëroi shqetësimi për hapat e hedhur nga Edi Rama për kapjen e drejtësisë dhe devijimin e reformës në drejtësi, me qëllim kontrollin politik të drejtësisë për të mbyllur dosjen “Tahiri” dhe të tjera hetime kyçe për luftën kundër krimit te organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit qeveritar. Basha  vuri në dukje se si rezultat i ketyre akteve nuk ka asnjë rezultat për arrestimin e bosëve të krimit dhe drogës, për çmontimin e narkobandave, konfiskimin e aseteve kriminale, apo të politikanëve dhe zyrtarëve të lidhur me krimin.

“Dhe unë nuk kam pikë dyshimi se partnerët e kanë kuptuar që, përtej fjalëve të bukura, propagandës, Edi Rama, përfaqëson atë që këta  tani e masin vetë pas 5 vitesh të tij në pushtet, më shumë drogë eksportohet prej tij, më shumë krim eksportohet nga Shqipëria drejt Europës prej tij dhe më shumë emigracion i paligjshëm. Ky është produkti i Edi Ramës në raport me Europën.”-tha Basha.

Gjatë takimeve në Bruksel, kreu i opozitës rikonfirmoi se opozita mbështet plotësisht çeljen e negociatave të anëtarësimit mbi bazën e meritës. Basha theksoi se ky proces po demtohet nga mosplotësimi i kritereve kyc siç janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nga kapja e drejtësisë dhe sabotimi i reformës në drejtësi nga Rama, me qëllim mbrojtjen e peshqve te mëdhenj të krimit me të cilët i bleu votat dhe maxhorancën ilegjitime.

“Nëse kjo është vetëm çështje e vullnetit politik, për t’i çuar gjërat përpara, atëherë ne do të insistonim që me vullnet politik Shqipërisë t’i hapen negociatat, pavarësisht se kemi të bëjmë me një qeveri të dështuar në të 5 prioritetet, por ne e dimë fare mirë se nuk është thjesht dhe vetëm çështje e vullnetit politik, se shumë vende anëtare dhe institucionet e konsiderojnë këtë në vetvete një proces për të nxitur reformat. Dhe të gjithë janë të shqetësuar se reformat jo vetëm nuk po ecin, por po shkojnë mbrapa, siç është rasti i reformës në drejtësi, kur shpërfillen rekomandimet e ONM, pse, për të kapur KLGJ, për të kapur KLP, që nesër të kontrollohet SPAK-u për të njëjtat arsye që po ndryshon Rregulloren e Parlamentit: që asnjë politikan i inkriminuar të mos shkojë para drejtësisë, por të mbrohet siç po mbrohet Saimir Tahiri. “-tha Basha pas përfundimit të takimeve me drejtuesit më të lartë të Partisë Popullore Europiane dhe përfaqësuesit e saj kryesorë në Parlamentin dhe Komisionin Europian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY