EMRI/ Sulmi me armë, qëllohet shtëpia e anëtarit të Bandës së Lushnjes...

EMRI/ Sulmi me armë, qëllohet shtëpia e anëtarit të Bandës së Lushnjes – Ja dëshmia e gruas…

562
0
Shares

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të banesës së Arjan Aliços në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës. Nuk ka pasur të lënduar nga të shtënat. Aliço ndodhet në burg për akuzën e “tentativës së vrasjes” dhe “plagosjes së rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Aliço ishte dënuar më parë për vrasje. Dyshohet se ngjarja e mbrëmshme është më shumë një paralajmërim dhe një kërcënim. Arjan Aliço, 55 vjeç, njihet si pjesëtar i bandës së Lushnjës.

Gruaja 51 vjeçare e cila banon në këtë shtëpi, ka folur ne polici dhe ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth 30 min pasi ajo ka shuar dritat e shtëpisë. Gruaja ka thënë se dyshon që autoret e përndjekin dhe kërkojnë ta terrorizojnë. Policia dyshon se sulmi mund të ketë lidhje me një ngjarje të vitit 2016. “Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, më datën 11. 06. 2016 rreth orës 19:15, në lagjen ‘Skënder Libohova’ kanë tentuar të vrasin me thikë dhe sende të forta duke e goditur mbi 10 herë shtetasin J. S, 36 vjeç, banues në Karbunarë e Madhe”, thuhet ne njoftimin e policisë ne vitin 2016. Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, në një pikë lloto bastesh dhe ka pasur si motiv pikërisht lojën e kombëtares.

Policia e Lushnjes në një informacion paraprak tha për ngjarjen e fundit

Në datën 30. 01. 2018, rreth orës 02:15, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnje, në drejtim të murit rrethues të banesës së shtetases A. A., 51 vjeçe është qëlluar me armë zjarri.

Nga të shtënat nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla në murin rrethues të banesës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY