KQZ shpërndan “shpërblimet” për partitë, PS merr sa të gjitha partitë e...

KQZ shpërndan “shpërblimet” për partitë, PS merr sa të gjitha partitë e tjera së bashku

73
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë sot fondin e parave për partitë politike për vitin 2018. Pjesën e luanit në këtë fond e ka marrë Partia Socialiste, pas as ajo Demokratike dhe LSI.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet: “Për shpërndarjen e fondeve vjetore për partitë politike, për vitin 2018”.

KQZ vendosi të shpërndajë fondin prej 186 milionë lekë, partive si më poshtë:

1) Partia Socialiste e Shqipërisë, 85.065.992 lekë

2) Partia Demokratike, 51.808.975 lekë

3) Lëvizja Socialiste për Integrim, 26.160.224 lekë

4) Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, 10.107.290 lekë

5) Lista e Barabartë (LIBRA), 6.570.833 lekë

6) Partia Socialdemokrate, 6.286.685 lekë

KQZ vendosi shtyrjen për në mbledhjen e ardhshme të vendimmarrjes për projektvendimin, “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për vitin 2018”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY