VIDEO/ Me urdhër të peshkut, Policia “përzë” nga protesta Ardit Gjoklajn

VIDEO/ Me urdhër të peshkut, Policia “përzë” nga protesta Ardit Gjoklajn

99
0
Shares

Policia bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë hequr banderolën 100 metra katrorë të ngritur përpara zyrës së Erion Veliajt për të kërkuar drejtësi për Ardit Gjoklajt.

“Policia që duam” që nuk ndalon dot oficerët e saj të implikuar akuzuar e kërkuar nuk e kanë për gjë të “përzënë” nga protesta një banderolë të viktimës së mafies së plehrave, vetëm pse i prishet qetësia Erion Veliajt.

Drejtësi për Arditin

Portreti gjigand i 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, i vrarë në landfillin e Sharrës, është simboli i viktimës nga mafia e plehrave! Fotografia e tij është stampuar në një sipërfaqe 100 metra katrorë me mbishkrimin “Drejtësi për Ardit Gjoklaj”. Arditi ishte një 17 vjeçar që punonte ilegalisht dhe pa sigurime shoqërore në landfillin e plehrave në Sharrë. Ai ishte një biznes i përbashkët i një firme private me Bashkinë e Tiranës, që u promovua nga Erion Veliaj si burim punësimi i sigurt. Bashkia dhe firma e fshehën vrasjen aksidentale të Arditit për te fshehur përgjegjësinë penale dhe morale për vdekjen e Arditit, që punonte në landfill për të siguruar paratë për librat e shkollës. Deri tani nuk ka asnjë përgjegjës, sepse Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ndërhyrë për mbylljen e dosjes së vrasjes së të riut Gjoklaj nga mafia e plehrave!

Publié par Partia Demokratike e Shqipërisë sur samedi 27 Janvier 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY