FOTO LAJM/ Protesta e opozitës, Policia “armatoset deri në dhëmbë”

FOTO LAJM/ Protesta e opozitës, Policia “armatoset deri në dhëmbë”

69
0
Shares

Rreth 1500 policë janë në gatishmëri për protestën e opozitës, ndërkohë që në terren janë edhe FNSH dhe struktura të tjera të forcave speciale. Po kështu raportohet se agjentë të policisë do të jenë të angazhuar në kuadër të masave që ka marrë Policia e Shtetit, ndërsa në ndihmë të tyre do të jenë edhe pjesëtarë të shërbimeve sekrete.

Ndërkohë në tarracat e godinave qeveritare janë instaluar efektivë të policisë dhe gardës që përmes dylbive dhe snajperëve do të vëzhgojnë situatën. Gjithashtu një pjesë e punonjësve të policisë janë pajisur me maska kundërgaz.

Përqendrimi më i madh i forcave të policisë do të jetë rreth Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY